Bashkëpunimi Shqipëri-Britani, dakordësi në fushën e ekonomisë dhe të investimeve

1

Shqipëria dhe Britania e Madhe do të bashkëpunojnë jo vetëm për emigrantët e paligjshëm.

Dy vendet kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin edhe për rritjen ekonomike dhe të investimeve.

Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë qeverinë shqiptare në nxitjen e zhvillimit social-konomik dhe krijimin e aftësive dhe vendeve të punës për të rinjtë.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rikonfirmon interesin e saj për të investuar drejtpërdrejtë në Shqipëri, në sektorët strategjikë, si: energjia, infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe agroindustria, transporti, logjistika dhe shërbimet e IT-së”, thuhet në marrëveshje.

Një tjetër fushë ku do të bashkëpunojnë dy qeveritë është edhe arsimi.

“Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë qeverinë shqiptare të rritë aftësitë për të ardhmen përmes Këshillit Britanik dhe Ministrisë shqiptare të Arsimit. Me anë të bursave britanike “Chevening” dhe Bursave për Sigurinë Kibernetike për Shqipërinë, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’u ofrojë mundësi studentëve që të ndjekin atje studimet pasuniversitare”, thuhet në marrëvesje.

euronews.al