Bashkia Divjakë rikonstrukton 120 shtëpi të familjeve në nevojë

123

Rreth 90 familje nga komuniteti rom dhe 30 familje nga komuniteti egjiptian do të përfitojnë nga rikonstruksioni i 120 shtëpive që po rikonstruktohen në njësinë administrative Grabian, Bashkia Divjakë.

Projekti ka dy muaj që ka filluar dhe po ecën me ritme të shpejta. Pritet që në muajin janar të përfundojnë të gjitha shtëpitë.

Fondi për rikonstruksionin e një shtëpie është në vlerën 600 mijë lekë.