Bashkia e Sarandës lehtëson shërbimet përmes sportelit digital

236

Bashkia e Sarandës, prej 8 korrikut 2016, është pajisur me sportel digital, që mundëson kryerjen elektronikisht të të gjitha shërbimeve të portalit e-albania.
Sporteli digital është instaluar në hollin në hyrje të Bashkisë dhe gjendet në shërbim të publikut për marrjen e një game shërbimesh dhe pagesash online, në çdo orë të ditës, në çdo ditë të javës.

Vendosja e sporteleve dixhitale lehtëson aksesin e qytetarëve në portal, duke u dhënë atyre mundësi të kryejnë aplikime, pagesa (si dhe të printojnë faturën), të printojnë çertifikata, të marrin informacion mbi hapat e proçedurës, dokumentacionin e nevojshëm, të shkarkojnë formularët e nevojshëm për t’u plotësuar etj.

13615138_1769305369980833_2535834596930063124_n 13620203_1769305433314160_8130900217920153213_n 13627084_1769305419980828_5166822540856930866_n 13626422_1769305359980834_6549398028337043832_n