Bashkia e Tiranës ka vijuar me ndërhyrjet kapilare nëpër lagje për asfaltimin e rrugëve.
Ekipet e punës së bashkisë kanë punuar këto ditë për riparimin e shtresave asfaltike të dëmtuara në disa segmente, si: rruga “Llambi Bonata”, rruga “Jordan Misja”, rruga “3 Dëshmorët”, rruga “Marubi”, rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Siri Kodra”, rruga “Ligor Lubonja”, rruga “Fadil Adusha” dhe rruga “Vangjush Furrxhi”.
/ata.gov.al