Bashkia Tiranë, fonde dhe asistencë për gratë në biznes

340

Të gjitha gratë që duan të futen në botën e sipërmarrjes përmes hapjes së një biznesi, edhe këtë vit mund të kenë ndihmën e Bashkisë së Tiranës.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, në mbledhjen e Komisionit të Ndihmës Shtetërore është vendosur që të shpërndahet “Fondi për Gratë Sipërmarrëse në Bashkinë e Tiranës” për vitin 2017.

Vlera totale e këtij fondi është 6 milionë lekë, ndërsa grantet që do të jepen janë nga 280 mijë lekë deri në 420 mijë lekë. Bizneset e përzgjedhura që do t’u jepen këto grante, do të kenë edhe asistencën e bashkisë deri në dy vite pas fillimit të zbatimit të planit të biznesit.

Kostot që mbulojnë këto grante arrijnë deri në 80% të kostove të pranueshme si qiraja e ambienteve dhe mobilimi, blerja e makinerive dhe materialeve, pagat e punonjësve, si edhe marketingu.

Burimi: Lexo.al