Fundjavë plot argëtim, Bashkia Tiranë organizon Peza N’Festë, e cila do të zgjasë tre ditë, 16,17 dhe 18 shtator. Programi është menduar i tillë që do të përfshijë të gjitha moshat: Teatër Marionetash, Barbeque, Kanoe, Waterpolo, Kampionat Noti, Kamping, Paragliding, Alpinizëm, Hipizëm, Kinema, Artizanate, Tregu i Zonës, Animatorë, Sport Zone, Cirk, Park Lodrash për fëmijët, Festival Arti, DJ, Karaoke, Muzikë Live dhe shumë të tjera.
Gjithashtu do të jetë edhe Orkestra Sinfonike e T.K.O.B.