Sarandë, turistët suedez promovojnë turizmin shqiptarë

260

Eventi promovues u titullua: “Saranda, porta jugore blu, një atraksion i pazbuluar i Shqipërisë”.

Turistët e ardhur në Sarandë nga vendet skandinave ishin në qendër të eventit promovues të organizuar në kinema verore “Limani”. Takimin e çeli Anjeza Alia, drejtore ekzekutive e Nordik Asosation Albania.

Të pranishëm ishte grupi më i fundit i turistëve nga vendet skandinave, që fluturuan me charter në Korfuz më 12 shtator me destinacion të vetëm Sarandën. Destinacionet dhe pikat më të spikatura të interesit turistik në të gjithë Shqipërinë, iu prezantuan të pranishmëve në event me gjuhë flimike, përmes ekranit të madh të tekonoligjisë LED, të mbivendosur në ekranin e kinemasë verore.

Saranda ofrohet prej tre vjetësh për turistët skandinavë, falë bashkëpunimit shumëpalësh mes ambasadës suedeze në Shkup e Tiranë, Bashkisë Sarandë dhe Nordic Asosation Albania dhe Apollo Grup.

Numri i hoteleve të Sarandës të prenotuara nga turistë skandinavë ka shkuar në 2016 në 11 të tilla. Turistët nga vendet skandinave pushojnë në Sarandë përtej muajve të verës, prej muajit maj në tetor. Turizmi i tyre klasifikohet i tipit back to back, pasi pushojnë në grupe për një javë dhe ia lënë vendin njeri – tjetrit për çdo të hënë, nga fillimi i muaji maj deri në fundin e tetorit.

14264847_1798628923715144_9867714949121507_n14322774_1798629217048448_7240359757515783587_n14358711_1798629210381782_5298940404315248207_n14368668_1798629340381769_2047132014776789946_n14344302_1798629380381765_2695134796260057406_n14317586_1798629373715099_4598165917217617296_n