BE-së pritet ta aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën

3

Këshilli i Ministrave të BE-së, do të mblidhet së shpejti, ku në rend të ditës është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kështu ka njoftuar Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha.

“Lajm i shkëlqyer që Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.