“Bebbo”/ Një aplikacion falas për prindërit, me qindra këshilla ekspertësh për rritjen e fëmijëve

53

UNICEF-i së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale paraqet për përdorim “Bebbo”, aplikacionin e parë të prindërimit që do të mbështesë prindërit dhe ofruesit e tjetër të kujdesit të fëmijëve nga zero deri në gjashtë vjeç. Ky aplikacion synon të arrijë tek 1,5 milion prindër në 11 vende të Evropës dhe 20.000 të tillë në Shqipëri.

Në ditët tona, keqinformimi vijon të përhapet dhe të klikohet. Gjetja e informacionit shëndetësor të besueshëm kërkon pak përpjekje. Ka disa revista dhe libra për shëndetin e fëmijëve që janë të besueshme. Por disa të tjera nuk janë të tilla. Këshillat e ofruara nga aplikacioni “Bebbo” bazohet në shumë vite përvojë dhe ekspertizë prindërore, pedagogjike dhe mjekësore.

Ky aplikacion ofrohet falas për mbështetjen e prindërimit dhe do t’i ofrojë prindërve këshilla ekspertësh për një gamë të gjerë çështjesh të shëndetit dhe zhvillimit të fëmijës, qe nga ushqyerja me gji, tek të nxënit e hershëm dhe vlera e lojës, prindërimi i përgjigjshëm, mbrojtja, e siguria. Ai do të përfshijë gjithashtu edhe udhëzime specifike për prindërit dhe ofruesit e kujdesit dhe sherbimeve, me qëllim që ata të sigurojnë mirëqenien e tyre.

Me qëllim shoqërimin e prindërve gjatë viteve të para të jetës së fëmijëve të tyre, “Bebbo” përfshin edhe cilësi që i lejojnë prindërve të regjistrojnë vaksinat, kontrollet shëndetësore, dhe etapa të tjera kyçe të zhvillimit të fëmijëve.

Varianti në shqip është i disponueshëm dhe i aksesueshëm nga të gjithe.  Në këtë kontekst janë hartuar plane të koordinuara për promovimin dhe prezantimin në muajit në vazhdim të Bebbos, duke filluar gjatë qershorit, muaji i prindërimit, në mënyrë që ai të përdoret nga sa më shumë prindër/ofrues sherbimesh në mbarë Shqipërinë.

UNICEF-i vlerëson se do jene me shume se 150.000 përdorues të ndryshëm (prindër dhe ofrues kujdesi) të fëmijëve nën moshën 5 vjeçare, të cilët mund të përfitojnë nga aplikacioni dhe përmbajtja e tij. Aplikacioni është i disponueshëm në telefonat Android dhe iOS. Bebbo është në përputhje me principet baze të të mirave publike digjitale, duke siguruar kështu mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë për të gjithë përdoruesit.