I riu nga Malësia e Madhe mbjell 250 hektarë me livando dhe sherebelë: E tregtoj në SHBA nën markën “Made In Albania”

236

Emiland Skora, është një nga fermerët dhe grumbulluesit e bimëve mjekësore në Malësi të Madhe, i cili ka të mbjellë rreth 250 hektarë me livando dhe sherebelë, por edhe grumbullon nga fermerët e zonës në rreth 800 hektarë të tjerë, sipas një kontrate 5-vjeçare. Të gjithë prodhimin e përpunon në vaj esencial, për ta tregtuar në SHBA nën markën Made in Albania.

Fermerët shqiptarë po kultivojnë gjithnjë e më shumë kultura të reja bujqësore, duke e 10-fishuar sipërfaqen e mbjellë me bimë mjekësore, me një prodhim që arrin në 16 mijë ton dhe eksport që kap shifrën e 54 milionë dollarëve, të përkthyera në gjenerim të ardhurash për shumë familje shqiptare.