Është përuruar zyra me një ndalesë në Bashkinë Berat, e cila shënon nje hap cilësor ne ofrimin e shërbimeve qytetareve dhe bizneseve.
Në Zyrë do të ofrohen 63 shërbime administrative (informacion, dokumentin, kërkesë-ankesa,leje licenca, shërbime sociale,kërkesa administrative)
Së shpejti shërbimi do shtrihet edhe në katër njësitë administrative të Bashkisë :Otllak, Sinjë, Velabisht, Roshnik.
Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj dhe Znj. Catherine Johnson, Drejtore e USAID për Shqipërinë.
Projekti u bë i mundur falë bashkëpunimit të Bashkisë Berat, USAID dhe Organizatës FLAG Albania.