Biblioteka Publike e Lezhës vlerësohet me çmimin e parë për praktikat inovative

303

Bashkia Lezhë u vlerësua me çmimin e parë në nivel kombëtar për praktikat më të mira inovative të qeverisjes vendore, me Bibliotekën e Lëvizshme, si një praktikë që përmbush detyrimin e shërbimit ndaj qytetarit aty ku ai jeton, duke nxitur kulturën përmes leximit.

Kjo garë u organizua nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe DLDP, financuar nga Qeveria Zviceriane, ndërsa shpërblimi për praktikat fituese ishte në vlerën e 10 000 frangave zvicerane.

Fondi financiar shpërblyes do të përmbushë nevojat e fëmijëve për libra, duke e kthyer kështu Bibliotekën e Lëvizshme në një praktikë të përhershme pune, pjesë e Bibliotekës së Lezhës,e cila ofron shërbimin bibliotekar në çdo fshat.