‘Big picture thinking’, një ndër mënyrat më të mira për të pasur sukses

84

Njerëzit e suksesshëm janë në gjendje të shohin big picture, ose tablonë e përgjithshme. Ata ecin para, sepse e dinë mënyrën më të mirë për të pasur sukses – në ekipin e punës, në kompaninë në të cilën punojnë, madje edhe në botë.

Zhvillimi i kësaj vetëdije është më e thjeshtë se sa mund të duket. Sipas drejtuesve dhe ekspertëve të ndryshëm, çështja qëndron të ngritjen e një pyetje të rëndësishme, së cilës çdo profesionist duhet të jetë në gjendje t’i japë përgjigje – cili është qëllimi i kompanisë sime?

Dhe pyetja tjetër është: në ç’mënyrë puna ime ndihmon në arritjen e këtij qëllimi? Pasi të kuptoni marrëdhëniet mes dy gjërave, do të jeni një aset me më shumë vlerë për kompaninë dhe gjithë sektorin.

Nëse kuptoni arsyen e punës suaj, do të bëheni punonjës më të mirë

Nuk ka rëndësi nëse merreni me shitje, rekrutim apo ndonjë gjë tjetër. Sipas Martha Delehanty, zv.president e kompanisë Verizon, përgjegjëse për Burimet Njerëzore, duke e ditur me saktësi arsyen sepse duhet të shkoni në punë çdo ditë, do t’ju motivojë të jepni më shumë. Ky është një fenomen të cilin ajo e ka hasur duke punuar për më shumë se 20 vjet në drejtimin e Burimeve Njerëzore në Verizon.

“Gjetja e një lidhjeje midis arsyes pse biznesi ekziston dhe mënyrës se si krijon fitime – dhe pasja e ideve shumë të qarta mbi këtë çështje – me shumë gjasa është një ndër sekretet më të mëdha të suksesit” – thotë Delehanty
Vëzhgimi i saj mbështetet nga kërkime të ndryshme shkencore.

Për shembull, një studim i kryer nga Harvard Business School (Hbs) në vitin 2014 gjeti se punonjësit e mensave universitare u shërbenin studentëve më shpejt – dhe studentët ishin më të kënaqur – kur ata e shihnin njëri-tjetrin, krahasuar me rastet kur nuk mund të shiheshin.

Ndër të tjera, një kërkim i kryer nga Universiteti i Miçiganit, në 2017, tregon se punonjësit e call center të universitetit ishin më produktivë kur njihnin përfituesit e bursave për të cilat ata po përpiqeshin të mblidhnin fonde.

Në të dyja rastet, punonjësit ishin të motivuar nga fakti për të parë rezultatet e përpjekjeve. Nëse do të mund të shihnit njerëzit që përfitojnë nga puna juaj, ajo çfarë ndjeni në lidhje me atë punë mund të ndryshojë”.
Kuptimi i qëllimit të detyrave që bëni çdo ditë mund t’ju ndihmojë të keni sukses në punë në afat të gjatë.

Neil Irwin, korrespodent i ‘New York Times’ i specializuar në ekonomi dhe autor i librit ‘How to Win in a Winner-Take-All World, tha për Business Insider se të kuptuarit e rolit që luan puna juaj brenda një konteksti më të gjerë mund “t’ju bëjë të shihni se çfarë qëndron pas qoshes”. Në mënyrë të veçantë, ju jep mundësi t’u përgjigjeni pyetjeve si “Ku krijohet vlerë? Cilat pjesë të kësaj kompanie po e zhvillojnë? Cilat janë aktivitetet që mund të automatizohen ose mund t’u nënshtrohen presioneve të reja konkurruese?”.

Sipas Erwin, kur të keni të qartë mënyrën se si kompania dhe i gjithë sektori po evoluojnë, do të dini se cilat aftësi duhet të përvetësoni për të qëndruar në të njëjtin hap me kohërat.

Kuptoni së pari, mbi të gjitha, marrëdhënien mes punës dhe drejtuesit tuaj

Për të kuptuar lidhjen mes punës dhe qëllimit të kompanisë në të cilën punoni, niseni nga poshtë. Hapi parë është të kuptoni raportin mes punës që bëni dhe atë të drejtuesit tuaj. Lea McLeod këshillon në faqen the Muse se si t’i përgjigjeni kështu pyetjes: “Cilat janë përparësitë e drejtuesit tuaj? Mund të jenë orët e punës që duhet t’ju paguajë apo ndoshta numri i klientëve. Cilado që të jetë përgjigjja, sipas McLeod mund t’ju ndihmojë të “shihni me qartësi rolin tuaj dhe atë të ekipit në tablonë e përgjithshme”.

Mënyra më e mirë për të marrë këtë informacion është e thjeshtë; pyeteni drejtpërdrejt drejtuesin se cilat janë përparësitë e tij. Libby Leffer, ekzekutiv në Facebook, këshillon punonjësit e rinj të kontrollojnë nëse objektivat e tyre janë në linjë me atë të drejtuesit, duke thënë: “Në mendimin tim, këto janë gjërat në të cilat duhet të fokusohemi në muajt e ardhshëm. A janë në linjë me objektivin e kompanisë?”

Përtej pagës dhe përfitimeve – thotë drejtuesja e Burimeve Njerëzore në Verizon, Delehanty – perceptimi se “puna ime është e lidhur me diçka më të madhe se unë” përbën sot “një pjesë më të madhe të employee value proposition”. Morali i gjithë kësaj është: kuptoni se cila është lidhja juaj me misionin e kompanisë dhe jo vetëm që do të bëni më shumë, por do të ndiheni edhe më të përfshirë”.

*Shana Lebowitz
Burimi: Business Insider