Bostani i Divjakës “markë ndërkombëtare”, 80% e prodhimit shkon në vendet e BE

61

Divjaka 85 km larg Tiranës, është një nga zonat bujqësore më prodhuese të vendit.

Produktet bujqësore nga zona e Divjakës zënë një vend kryesor në tregjet e vendit dhe për eksport.

Në këtë zonë dominojnë produktet bujqësore të serrave dhe bostanit. Kultivimi dhe prodhimi i të cilave po shënon trend në rritje të vazhdueshme, nxitur nga skemat e mbështetjes financiare të qeverisë dhe të ardhurat e kënaqshme ekonomike që po marrin fermerët.

Drejtoria e Bujqësisë në Lushnjë bën të ditur se, afro 80% e prodhimit të bostanit ka shkuar për eksport, ndërsa pjesa tjetër në tregun vendas.

Eksportet e bostanit edhe këtë vit po shënojnë rritje të vazhdueshme dhe brenda sezonit tre mujor të vjeljes parashikohet që fermerët të arrijnë të shesin të gjithë prodhimin.