Po vjen shkolla/ Nis sot shpërndarja e librave falas, ja nxënësit që përfitojnë

76

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor ka nisur shpërndarja e librave falas për nxënësit nga klasa 1-5.

Teksa vitin e kaluar rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e katërta kanë përfituar libra falas, për vitin e ri shkollor 2019-2020 numri i përfituesve është rritur në 155 mijë, pasi kësaj skeme i janë shtuar edhe nxënësit e klasave të pesta. Shpërndarja e librave ka filluar sot dhe mbyllet disa ditë para fillimit të shkollës.

Tekste falas përfitojnë edhe nxënësit me aftësi të veçanta dhe minoritarët.

Vetëm tekstet e klasës së parë do të jenë krejtësisht të reja, ndërsa klasat e tjera do të marrin tekstet e përdorura një vit më parë. Nga eksperienca e këtij viti duket se rikthimi i librave në bibliotekat e shkollave për ripërdorim ka rezultuar efektiv për 80% të teksteve.

Ndërsa pjesa tjetër e dëmtuar që nuk munden të përdoren, përmes një buxheti të posaçëm janë blerë nga MASR dhe do të shpërndahen nëpër shkolla.