Brukseli jep 90 milionë euro për fermerët shqiptarë

98

Shumë shpejt Shqipëria do të marrë dritën jeshile për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë.

Janë mbi 90 mln euro të cilat do të mund të lëvrohen nëse paraqiten projekte konkrete nga ana e fermerëve shqiptarë.

Bujqësia është pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Ajo që mund të bëjmë ne si BE për të ndihmuar më tej është një suport i madh financiar që po vjen për ta bërë Shqipërinë akoma më të fortë në këtë sektor. Mendoj se jemi shumë afër dhe jam i lumtur që do të vi sërish këtu me kryeministrin dhe ministrin për të bërë këtë njoftim”, tha ambasadori i BE

Gjatë vizitës në panairin “Shqipëria punon tokën”, Luigi Soreca edhe pse nuk dha një datë konkrete, u shpreh se shumë shpejt do të hapet drita jeshile.