“Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë ofrohet online

6

Tatimpaguesit mund të përfitojnë edhe një tjetër shërbim online. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se tashmë tatimpaguesit mund të pajisen nëpërmjet portalit e-Albania me certifikatën e rezidencës tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se “Certifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë mund të merret përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.

Ky shërbim i ri online ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues. Kjo Certifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqipëria ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.