Indeksi i Pasaportave Henley, i cili ka monitoruar rregullisht pasaportat më miqësore në botë që nga viti 2006, ka bërë renditjen e pasaportave më të fuqishme në botë.
Meqenëse indeksi nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme, Japonia është edhe një herë në krye të listës, me pasaportën e saj që ofron hyrje pa viza ose viza në mbërritje në 193 destinacione nëpër botë.
Pashaportat më të fuqishme në botë:
- Japonia (193 destinacione)
- Singapori (192)
- Gjermania, Koreja e Jugut (191)
- Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja (190)
- Austri, Danimarkë (189)
- Franca, Irlanda, Holanda, Portugalia, Suedia (188)
- Belgjika, Zelanda e Re, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (187)
- Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia (186)
- Australia, Kanada (185)
- Hungaria, Lituania, Polonia, Sllovakia (183)