Bajpasi i Shkodrës/ Përfundon shtresa e parë asfaltike dhe ndriçimi (FOTOT)

34

Bajpasi i Shkodrës është një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin dhe puna po vijon me ritme të shpejta.

Ndërtimi i këtij baipasi anashkalon kalimin përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se ka përfunduar shtresa e parë asfaltike në të gjithë segmentin dhe se është vendosur ndriçimi rrugor në të dyja anët e rrugës.

Sipas ARRSH-së, janë drejt përfundimit, trotuaret, korsitë e këmbësorëve dhe biçikletave

Në të gjithë vendin janë të hapura disa kantiere ndërtimi në infrastrukturën rrugore çka pritet të kenë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Puna po vijon intensivisht edhe për ndërtimin e bajpasit të Vlorës, ndërsa verën e kaluar u hap edhe bajpasi i Fierit.