Cilat janë profesionet që paguhen më shumë në Shqipëri?

58

N Shqipëri, aktivitetet financiare dhe të sigurimit rezultojnë më të mirëpaguarat, pagë e cila për meshkujt arrin në  afro 118.6 mijë lekë ndërsa për femrat në 100.7 mijë lekë.

Informacioni dhe komunikacioni është sektori i dytë më i mirëpaguar ku paga mesatare bruto për meshkujt arrin në afro 85.5 mijë lekë ndërsa për femrat 73.2 mijë lekë.

Në vendin e tretë për nga pagat më të larta renditet administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Më pas renditen aktivitetet te pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitet të shërbimeve administrave dhe mbështetëse me paga rreth 61.1 mijë lekë në muaj për meshkujt dhe 57 mijë lekë për femrat.

Më pas vijnë bujqësia, peshkimi; Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transport dhe magazinimi; aktivitete e akomodimit dhe shërbimit ushqimor si dhe industria nxjerrëse.