“Dhuro një lodër”, nisma në mbështetje të fëmijëve pa kujdes prindëror

30

Periudha më e veçantë e vitit po afron dhe ne duam që çdo fëmijë të festojë i lumtur.

Të gjithë i presim me padurim dhuratat dhe urimet për festat e fundvitit, por jo të gjithë fëmijët kanë mundësi të festojnë.  World Vision Albania në bashkëpunim me SPAR Albania organizon fushatën “Dhuro një lodër” për të sjellë buzëqeshje tek fëmijët pa kujdes prindëror.

Ftojmë fëmijë, të rinj, prindër dhe gjyshër të na bashkohen duke dhuruar lodra dhe veshje. Na gjeni në hipermarketet INTERSPAR në QTU dhe TEG , ku janë vendosur disa kosha.

Çdokush mund të kontribuoje deri në 15 Dhjetor, ndërsa donacionet do t’iu dhurohen fëmijëve në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.

Festat janë më të bukura kur të gjithë kanë mundësi të festojnë!
Dhuro edhe ti! Së bashku mund të bëjmë fëmijë të lumtur.