Dita Botërore e Sindromës Down: Qendra Xhonatan ka organizuar një program të veçantë

630

Qendra Xhonatan, një organizatë jofitimprurëse që punon me komunitetin e përsonave me Sindromën Down, njofton se në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, me 21 Mars ora 10.00 do të jetë e hapur për komunitetin dhe gjithashtu do të ketë një program të veçantë për fëmijë me animator dhe piktor.

Risi do të jetë kafeneja e parë ku të rinjtë me këtë sindromë do të mësojnë të shërbejnë. Në orën 18.00 do të bëhet inagurimi i kësaj kafeneje e quajtur ”Te Xhoni”, ku do të jenë të ftuar të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e Qendrës Xhonatan.

Për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë pranë ambjenteve të Qendrës Xhonatan, do të mund të gjejnë të rinjë nga kjo Qendër në çdo dyqan Mulli i Vjetër.