Djemtë apo vajzat? Ja kush e i ndjek më shumë studimet e larta në Shqipëri

20

“Scan Intel” referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave” në publikimin “Burra dhe Gra” për vitin 2022, ka kryer një analizë të thelluar mbi pjesëmarrjen e vajzave dhe djemve në arsim duke filluar nga cikli i ulët deri në ciklin e lartë. Nga një panoramë e përgjithshme vihet re se përqindja më e lartë e të diplomuarve janë femra. Për vitin akademik 2020-21, 66.1% e të diplomuarve rezultojnë femra dhe 33.9% meshkuj.

Do të vijojmë të analizojmë të dhënat e arsimit të lartë këtë herë sipas programeve. Nga 73 mijë femra të regjistruara në arsimin e lartë për vitin akademik 2021-22, rreth 41 mijë prej tyre janë regjistruar në programin “Bachelor”, ndërkohë që në këtë program janë regjistruar gjithsej 31 mijë meshkuj. Të vetmet programe të arsimit të lartë ku meshkujt prevalojnë mbi femrat janë programet 2 vjeçare. Përgjatë vitit 2021-22 janë regjistruar në këtë program 4,223 meshkuj dhe 2,561 femra.