Studimi shkencor: Kjo vitaminë ju ndihmon në parandalimin e migrenës

4
Beautiful brunette in bed with bad headache

Një studim i fundit i publikuar në ”Headache: Journal of Head and Face Pain” raporton se marrja e vitaminës B1 mund të ndihmojë në parandalimin e formës më të zakonshme të dhimbjes së kokës, migrenës.

Intensiteti i dhimbjes ndryshon nga personi në person si dhe simptomat shoqëruese të tilla si nauze ose të vjella ose shkaktarë që variojnë nga stresi deri te ndryshimet hormonale.

Studimi shqyrtoi të dhënat e 13 000 pjesëmarrësve në studimin e tyre ndërseksional, duke marrë parasysh disa faktorë si mosha, stili i jetesës, demografia, gjendja shëndetësore.

Studiuesit kanë gjetur një lidhje midis sasive të larta të vitaminës B1 në dietë dhe më pak rasteve të migrenës, veçanërisht për pjesëmarrëset femra.

“Ky studim ofron të dhëna të rëndësishme për të mbështetur që faktorët ushqyes mund të jenë ndikues në induksionin e migrenës. Ky studim tregoi një rol statistikisht të rëndësishëm të vitaminës B1 në zbutjen e migrenës. Vitamina B1 u tregua të jetë veçanërisht e rëndësishme në rregullimin e niveleve të trurit të neurotransmetuesit serotonin”, theksoi Dr James Giordano, një profesor i neurologjisë dhe biokimisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown në Uashington.

“Ndërsa kërkimi është sigurisht interesant dhe i rëndësishëm, studime të mëtejshme duhet të kryhen për të përcaktuar rolet më specifike të vitaminës B1, si dhe të kofaktorëve të tjerë vitaminë që mund të jenë klinikisht të dobishëm për parandalimin ose reduktimin e migrenës”, përfundoi Giordano.