Punimet në Bulevardin e Ri të Tiranës janë drejt përfundimit, një investim që do të garantojë infrastrukturë sipas standardeve për 80 mijë banorët e Kasharit.
Pas Bulevardit të Ri, kryeqytetit po i shtohet një tjetër bulevard, këtë herë në periferi të tij i cili pritet t’i japë zhvillim të gjithë zonës.
Bulevardi i Kasharit do të ketë dy korsi për secilin kah lëvizjeje, korsi biçikletash dhe rrugë për këmbësorët.
Ndërkaq, në këtë bulevard me përmasa moderne, janë të përcaktuara zonat për gjelbërim, trotuaret, korsia e biçikletave dhe itinerari ku do të lëvizin makinat.
Me përfundimin e punimeve për bulevardin e Kasharit, i cili lidhet me “Unazën e re”, pritet që të reduktohet trafiku i rënduar që krijohet në zonë.