Drejt përfundimit, rehabilitimi i spitalit të Mirditës

9

Në Mirditë vijon me intensitet puna për rehabilitimin e plotë të spitalit, ku janë drejt përfundimit shërbimet e kirurgjisë dhe radiologjisë.

Pas ndërtimit të spitalit të Laçit, maternitetit dhe investimit që do të ketë këtë vit korpusi qendror i spitalit të Lezhës, me rindërtimin e spitalit të Mirditës, plotësohen investimet spitalore në qarkun e Lezhës.

Rikonstruksioni i spitalit të Lezhës do të përmirësojë radikalisht shërbimet e urgjencës, patologjisë, pediatrisë dhe një seri shërbimesh që janë brenda korpusit qendror të këtij spitali, ndërkohë që me përfundimin e spitaleve të tjerë, qarku i Lezhës do të ketë standarde shumë herë më të mira në kujdesin shëndetësor.

/ata.gov.al