Drejt përfundimit rikonstruksioni i plotë i Qendrës Sociale Kukës

258

Projekti me vlerë 15.076.242 lekë, bashkëfinancuar nga Bashkia Kukës dhe Qeveria Zviceriane nëpërmjet programit të DLDP, ka bërë të mundur rehabilitimin e plotë të ambjenteve të brendshme në mure, zgjerimin e hapësirave, rikonstruksionin e tualeteve, nyjet hidro-sanitare si dhe rregullimin e oborrit të qendrës.

Ky rikonstruksion synon kthimin e Qendrës Sociale në një Qendër Rajonale, ku të ketë vend dhe shërbim, për moshën e tretë, fëmijët me aftësi ndryshe dhe viktimat e dhunës në familje e me bazë gjinore, jo vetëm të Kukësit por edhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

15032869_1148195981916570_5114279216697019800_n 15032285_1148196031916565_7064971041796699440_n 15094483_1148195721916596_5840720980880430604_n 15055723_1148195715249930_2180613309134405610_n 15032824_1148195718583263_1035022886150300499_n