Dy ekspertët amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi

5

Amerikanët Paul R. Milgrom dhe Robert B. Wilson u shpallën fitues të çmimit Nobel në ekonomi për “përmirësimet në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit”.

Fituesit u shpallën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

Çmimi për ekonominë nisi të ndahet në vitin 1969. Vitin e kaluar, atë e morën dy studiues Instituti Teknologjik i Masaçusetsit dhe një tjetër nga Universiteti i Harvardit, për hulumtimet e tyre në përpjekjet për të ulur varfërinë në botë.

Çmimi prestigjioz përfshin një medalje të artë dhe një shpërblim prej 10 milion koronash, që do të thotë afërsisht 1.1 milion dollarë amerikanë.