Platforma e-Transport po ju vjen në ndihmë të gjithë vizitorëve që zgjedhin si destinacionin e tyre Shqipërinë këtë sezon veror.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se përmes kësaj platforme ofrohet një eksperiencë e re orientimi mbi rrjetin e linjave ndërqytetëse, duke pararendur biletimin elektronik, në proces implementimi.
Po ashtu, nxitet përdorimi i transportit publik, si alternativë për turizmin dhe lëvizjen nëpër Shqipëri.
Njëkohësisht, DPSHTRR theksoi se informacioni orientues ofrohet në porte, aeroport e pika kryesore të mbërritjes së qytetarëve e turistëve.
“Vetëm me një klikim në platformën www.etransport.al, secili mund të zbulojë itinerarin, vendndodhjen e stacionit, oraret e nisjes dhe mbërritjes, si edhe kontaktet e operatorëve”, informoi DPSHTRR.
/ata.gov.al