Librazhd-Elbasan, punohet për rehabilitimin e shtresave të dëmtuara asfaltike

0
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, po vazhdojnë me ritme të larta punimet për riparimin e aksit rrugor nacional Librazhd-Elbasan.
Sipas ARRSH-së, në kuadër të mirëmbajtjes, në aksin Librazhd-Elbasan kanë filluar punimet për rehabilitimin e shtresave të dëmtuara asfaltike, që do të ndikojë në rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësojë lëvizjen e mjeteve, sidomos në periudhën e verës.
Përfundimi i këtyre punimeve do të plotësohet me sinjalistikë vertikale dhe horizontale.
/ata.gov.al