Tiranë, transformohet sheshi i pallateve “Liseci” në njësinë nr.4

8

Ashtu sikurse pati premtuar, bashkia e Tiranës po vijon me ndërhyrjet kapilare në çdo zonë të kryeqytetit.

Së fundmi është ndërhyrë për rehabilitimin e plotë të sheshit të pallateve “Liseci”, ku tashmë ka përfunduar puna për sistemimin dhe rregullimin e tij në njësinë administrative nr.4.

Pluhuri në verë dhe balta në dimër, tashmë i kanë lënë vend asfaltit të plotë brenda pallateve.

Krahas asfaltimit të plotë të sheshit, bashkia po vijon dhe për gjelbërimin dhe krijimin e lehtësirave për banorët e këtij blloku për të kaluar kohën e lirë.

/ata.gov.al