E treta në Ballkan, zbulohet një familje e rrallë rrëqebujsh në Shqipëri (FOTOT)

136

Lajmi më i gëzueshëm për rrëqebullin e Ballkanit në Shqipëri! Kamerat-kurth të vendosura nga një bashkëpunim i shkëlqyer midis PPNEA dhe AKZM-AdZM Elbasan në rajonin malor Polis-Guri i Zi kanë sjellë një suprizë të paimagjinueshme dhe rezultatin më maksimal që mund të pritej.

Një familje rrëqebulli, e përbërë nga tre individë, është filmuar dhe fotografuar në 16 shkurt 2020. Kjo provë e riprodhimit të rrëqebullit është indikatori parësor për ekzistencën e një popullate tjetër në Shqipëri.

Pas zonës së Munellës në veri të Shqipërisë, Polis-Guri i Zi bëhet tashmë rajoni i dytë në Shqipëri ku është vërtetuar riprodhimi i rrëqebullit dhe zona e tretë në gjithë Ballkanin (përfshirë dhe Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoninë e Veriut).