Efektet e mrekullueshme të vajit të peshkut në organizëm

188

Vaji i peshkut është një produkt ushqimor që kuron disa nga sëmundjet, të cilat jo rrallë herë sjellin edhe vdekjen. Vetitë e tij është shumë e vështirë t’i gjesh në produkte të tjera ushqimore. Acidet yndyrore Omega-3 që ndodhen në vaj ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës duke ulur rrezikun e forcimit të enëve të gjakut dhe nivelin e triglicerideve. Vaji i peshkut minimizon infeksionin e kyçeve dhe degjenerimin makular (sëmundje e syve). Është shumë i dobishëm sepse ekuilibron acidin yndyror Omega-3 me atë Omega-6.

Kapsulat e vajit të peshkut nuk përmbajnë sodium. Ai është një produkt i sigurt për të gjithë, përfshirë këtu dhe gratë shtatzëna, duke i mbajtur sa më larg sëmundjes së Alzheimerit dhe depresionit. Vaji i peshkut është një produkt, i cili ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e shëndetit të organizmit tonë. Por, së fundi një shqyrtim i hulumtimeve sugjeron se vaji i peshkut mund të mbrojë edhe ndaj një vrasësi tjetër, kancerit të gjirit.

Studiuesit kanë gjetur se një përdorim i lartë i vajit të peshku, jo domosdoshmërish vetë peshku, dukej se ishte i lidhur me rrezik më të ulët të kancerit të gjirit më vonë gjatë jetës. Në mënyrë specifike ata kamë zbuluar se konsumi i lartë i acideve yndyrore që gjenden në vajin e peshkut ishte i lidhur me 14 për qind zvogëlim të rrezikut të kancerit të gjirit te gratë post-menopauze. Suplementet Omega-3 (që gjendet në vajin e peshkut) mund të ndihmojnë duhanpirësit që të heqin dorë nga ky ves. Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Haifas në Izrael, ky acid yndyror ul nevojën për nikotinë. Duhanpirësit të cilëve iu dhanë çdo ditë kapsula Omega- 3 përgjatë 1 muaji ulën dozën e konsumit të duhanit me 11 për qind.