Ekselentët, 166 studentë përfitojnë pagë 34 mijë lekë në muaj

18

Në Universitetet e vendit janë mbyllur aplikimet për bursa për studentët ekselentë dhe ata që përfitojnë mbështetje financiare, pasi kanë zgjedhur një nga degët prioritare të shpallura nga qeveria në qershor të 2022.

Në total janë 166 studentë me rezultate të shkëlqyera, të cilët përfitojnë mbështetje financiare me një pagë mujore prej 34 mijë lekë çdo muaj.

“Këtë përfitim do e vazhdojë në të gjitha vitet e studimit në programin e parë apo të dytë nëse plotëson kriteret e marrëveshjes, që janë: duhet të ruajë mesataren 9.5 kur është ekselent dhe 8.5 kur është në programet prioritare.

Një tjetër kriter për programet prioritare është edhe bllokimi i diplomës për një periudhë 3-vjeçare në përfundim të studimeve.

Nga programet prioritare, dega “Mjekësi Veterinare” ka numrin më të lartë të studentëve që përfitojnë pagë mujore, e ndjekur Inxhinieria e Mjedisit dhe Gjuha Shqipe dhe Letërsia.