FRYMËZIM/ Njihuni me Klean, e reja që u bë veterinare: I dua shumë kafshët

10
Klea ka vetëm dy muaj që i është bashkuar trupës veterinare të Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

E reja nga Elbasani është punësuar si veterinere shërbimi në zonën e Labinot Fushës, duke pasur në përgjegjësi ferma me shpendë, ferma blegtorale dhe parqe me bletë.

Pasioni për kafshët e bëri që të ndjekë studimet për mjekësi veterinare.

“I dua shumë kafshët. Veterinaria ka qenë zgjedhja ime e parë, kur vendosa që të ndjek studimet e larta. Jam shumë e lumtur që një nga ëndrrat e mia më të mëdha u bë realitet. Finalizimi i kësaj ëndrre ishte kur nisa ushtrimin e profesionit”, shprehet Klea.

Sipas saj, të kujdesesh për shëndetin e kafshëve është një detyrë e vështirë, pasi një mjek i përgjegjshëm duhet ta gjejë diagnozën në sajë të shenjave klinike.

“Për të kuruar njerëzit është më e lehtë, pasi ata komunikojnë me mjekun. Me kafshët është ndryshe. Ne duhet të nisemi nga shenjat klinike për ekzaminimet”, tregon e sapo diplomuara për veterinari.