Eksportet e produkteve bujqësore rritje me 300% në 2019-n, kapin shifrën 10.4 miliardë lekë

12

Sipas të dhënave zyrtare eksportet e produkteve bujqësore në vitin 2019 llogariten mbi 300 mijë tonë, që rezultojnë me një rritje prej gati 309% krahasuar me vitin 2012.

Konkretisht, eksportet e bujqësisë, ku përfshihen blegtoria, bujqësia dhe agro përpunimi në vitin 2012 llogariten 97 mijë tonë, ndërsa në vitin 2019 ato arritën në 300 mijë tonë. Kemi të bëjmë me një rritje prej 309% në sasi. Në vlerë eksportet në vitin 2019 llogariten 10.4 miliardë lekë nga 1.8 miliardë lekë që ishin në 2012-n. Kemi një rritje prej 579% në vlerë të eksporteve.

Edhe treguesit për vitin 2020 janë pozitive. Eksportet gjatë 9-mujorit të 2020-s rezultojnë me një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.

Raporti i eksport-importeve në 2012 ishte 1:7.3 produkte bujqësore, ndërsa në 2019-n ky raport është 1:3.1. Ky është edhe niveli më i ulët historik i këtij sektori.