Të gjithë fermerët do marrin naftë me gjysmë çmimi

16

Qeveria njoftoi heqjen e akcizës të naftës për fermerët. Skema e re,  zhvesh fermerët nga pagesa e taksës të qarkullimit, karbonit dhe të mjedisit. Nafta pa akcizë do të përfitohet për 50% të kostos të shpenzuar për tokën e punuar.

Për të shmangur abuzimet sipërfaqja e tokës që punohet nga fermerët duhet të deklarohet online.

“Për prodhimet bujqësore do të jepet falas, pa akcizë, pa taksë karboni dhe qarkullimi. Sasia e kompensuar për tokën e punuar nga shteti do të jepet falas. 

Fermeri duhet të deklarojë online sipërfaqen e tokës. Thjesht kanë niptin, futen në platformë, bëjnë deklarimin e sasisë së tokës, mbi këtë sasi bëhet kalkulimi për naftën që duhet. Sasia që do të harxhojë për barrën 50% mbi çmimin do të jepet falas”

Skema aktuale mundëson furnizimin e naftës pa akcizë vetëm për serrat me ngrohje dhe për sektorin e peshkimit.

Vendimi do hyjë në fuqi që nga janari i vitit të ardhshëm.