Emigrantët në Gjermani, marrëveshje përtej pensioneve

296

Një lajm i mirë për bashkatdhetarët tanë. Kështu e ka cilësuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, realizimin e një prej premtimeve të Samitit të parë të Diasporës, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Bushati njofton firmosjen e marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore nga ambasadori shqiptar në Gjermani, Artur Kuko, marrëveshje që shërben përtej fushës së pensioneve.

E detajuar më tej, në këtë marrëveshje përfshihen edhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shëndetësore, lejet e lindjes, sigurimi për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimet e papunësisë, përfitimet familjare e shumë të tjera.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar, që një marrëveshjeje të tillë të nënshkruaje sidomos me ato vende, ku ka një prani të madhe të shqiptarëve”, përfundon statusin e tij ministri Bushati.

Burimi: Top Channel