Këta rrathë në mes të shkretëtirës së Sharxhahut janë hektarë të tërë me grurë.
Kjo fermë është pjesë e një nisme të re nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Objektivi është të rritet siguria ushqimore në këtë shtet arab, që importon rreth 90 për qind të ushqimit.
Ferma prej 988 hektarësh është hapur më 2022.
“Shoqërua, në përgjithësi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, është bërë më e vetëdijshme dhe më e interesuar për ushqyerje të sigurt dhe të pastër, dhe këtu përfshihen produktet e grurit, për të cilin fermerët filluan të shfaqin interesim. Por, ajo që i dha shtytje kultivimit të grurit ishin problemet me zinxhirët e furnizimit në vitet e fundit, për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe luftës Ukrainë-Rusi” – tha Khalifa Alteneiji, kryetar i Departamentit të Bujqësisë.
Ferma nuk përdor pesticide, kimikale dhe fara të modifikuara gjenetikisht dhe pritet të kontribuojë me 1,700 tonë grurë në vit.
Kjo është sasi e vogël krahasuar me nevojat. Por, Qeveria ka plane të rrisë sipërfaqen e fermës.
Sfida më e madhe është sjellja e 18 mijë metrave kub ujë të shkripëzuar në ditë për ujitje. Por, zyrtarët thonë se kostoja energjetike e prodhimit të tij do të ulet me rritjen e projektit.
Emiratet planifikojnë edhe ara eksperimentale me 35 lloje të ndryshme të grurit nga e mbarë bota për të parë përshtatjen e tyre me ujin dhe tokën e emirateve.
/lajmifundit.al