Izmir Smajlaj është kualifikuar për në garën finale të kategorisë së kërcimit së gjati për meshkuj, në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.
Smajlaj u rendit i shtati në baterinë A të provave kualifikuese, pasi kërceu për një gjatësi prej 7 metrash e 71 centimetrash, duke siguruar kështu kualifikimin për në finalet që do të zhvillohen ditën e mërkurë, më 8 gusht, nga ora 19:40.
Shqiptari Smajlaj është kampioni në fuqi i Europës, por këtë herë e siguroi kualifikimin pas provës së parë të suksesshme, në të dytën dështoi, ndërsa e treta ishte më e dobët me 7.6 metra.
Burimi: Top Channel