Faqja e njohur e jahteve: Shkoni në Shqipëri këtë verë

6

Në Shqipëri jeta është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në normalitet, restorantet dhe baret tashmë kanë hapur tarracat e tyre në natyrë dhe plazhet e hoteleve do të jenë të gatshme për t’iu pritur që nga 1 qershori, shkruan faqja e njohur ndërkombëtare turistike, e specializuar sidomos për jahtet, evolutionyachting.co.

”COVID-19 duket se është nën kontroll në të gjithë Europën. BE dhe qeveritë kombëtare po punojnë se si të rihapin kufijtë e tyre dhe të fillojnë të stimulojnë turizmin e verës. Ka shumë konfuzion, por ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni vendime të informuara se ku të lundroni këtë sezon. Me zyrat tona në 9 shtete në të gjithë Mesdheun, ne do të botojmë “gazeta” javore që do t’ju japim udhëzimet më të fundit për COVID-19 të vendit ku do të shkoni”, shkruan evolutionyachting.co.

Ku të shkoni?

Sarandë

”Saranda është natyrisht me interes parësor. Mund të siguroni naftë dhe lubrifikante pa taksa si për jahte komerciale ashtu edhe për ato dhe private.

Gadishulli i Karaburunit

Gadishulli i Karaburunit ka shumë për t’u ofruar jahteve. Plazhet e vogla si ai i Arushës, i Gramës dhe i Dafinës dallohen për ujërat e kristalta dhe shpellat, veçanërisht “Shpella e skllevërve”. Në anën veriore, Shpella e Haxhi Aliut është shpella më e madhe në det me një thellësi 18 metra dhe lartësi prej 30 metrash që lejon vizitat me anije. Ana perëndimore e Karaburun është një nga pikat më tërheqëse në bregdetin shqiptar për dashamirët e zhytjes.

Gjiri i Porto Palermos

Gjiri i Porto Palermos është një nga gjiret më të bukura të bregdetit jonian, që ndodhet në veri të fshatit Qeparo. Kalaja e Ali Pashait mbi istëm, thuhet se është ndërtuar nga Ali Pasha për nder të bashkëshortes së tij, Vasiliqisë në shekullin XVIII. Ky monument i shquar mund të shihet nga të gjitha këndvështrimet, por më së miri mund të shihet nga kuverta e pasme e jahtit, në një mëngjes të qetë. Këtë zonë mund ta ndash vetëm me peshkatarët e çuditshëm vendas dhe me gjithë çka ata kanë peshkuar gjatë ditës!”, përfundon faqja e njohur ndërkombëtare turistike, e specializuar sidomos për jahtet, evolutionyachting.co.