Faqja e njohur rendit Shqipërinë në krye të destinacioneve turistike të Evropës

26

Fillimisht ishte Kroacia. Pastaj ishte Mali i Zi, por është më se e natyrshme që Shqipëria të bëhet pika e ardhshme e fortë turistike e Evropës Juglindore, thuhet në një editorial të faqes së njohur turistike matadornetwork.com.

Shqipëria shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe Jon, duke ndarë një vijë bregdetare me vendndodhjet magjepsëse të “Game of Thrones” të Dubrovnikut dhe kufirin perëndimor me Greqinë në jug, si edhe me udhëtime drejt Korfuzit që zgjasin vetëm 30 minuta.

Në brendësi, Shqipëria është shtëpia e Alpeve, ku parqet kombëtare të Thethit dhe Valbonës fshehin liqene dhe lumenj blu, nën majat e thepisura dhe peizazhi është i lidhur me toka bujqësore familjare.

Familjet aristokrate shqiptare të periudhës veneciane gjithashtu zbukuruan fshatin dhe bregdetin e Shqipërisë me kështjella.

Ndonëse muret e tyre tani janë konsumuar, shumë prej këtyre fortesave janë çuditërisht të ruajtura mirë – veçanërisht Kruja, Rozafa dhe Lëkurësi.

Qyteti port i Durrësit ka gjithashtu një kështjellë, megjithëse është amfiteatri masiv romak, ku shumica e udhëtarëve shkojnë për ta parë.

Edhe më mbresëlënës është qyteti antik i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i vendosur në një park kombëtar me të njëjtin emër, teatri helenistik i të cilit ende pret shfaqje çdo verë gjatë festivalit të Butrintit.

Jo e gjithë arkitektura e Shqipërisë është e vjetër.

Në kryeqytet, Piramida është një nga monumentet më magjepsëse të vendit.
Fillimisht e ndërtuar si një muze për nder të liderit komunist Enver Hoxha në vitin 1988, struktura më vonë kaloi periudhat e saj si qendër konferencash pas komunizmit, bazë e NATO-s gjatë Luftës së Kosovës dhe qendër transmetimi për mediat shqiptare.

Që nga viti 2018, plani më i fundit për piramidën është shndërrimi i saj në një Qendër TUMO për Teknologjitë Kreative për adoleshentët vendas.

Tirana është mikpritëse e disa prej vendeve më të nënvlerësuara të ngjitjes shkëmbore në Ballkan – duke përfshirë ato pranë një kështjellë tjetër rreth 30 minuta në jug të qytetit, në fshatin Petrelë.

Shqipëria duhet të jetë absolutisht në radarin tuaj për vitin 2022.