Fituesit e maratonës së notit në Pogradec

3

Edicioni i 3-të i maratonës së notit “Agron Ruvina” e cila vazhdon tashmë si traditë e organizuar nga Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Qendrën Multifunksionale dhe “Visit Pogradec ”.

Kjo maratonë, e cila mban emrin e notarit pogradecar Agron Ruvina, ish-rekordmen dhe “Mjeshtër i Sportit”, mblodhi nxënës, të rinj të reja e veteranë të notit, duke ruajtur jo vetëm traditën e hershme të pogradecarëve, por duke nxitur edhe një jetë sportive të shëndetshme tek brezi i ri.

Pas këtij edicioni të tretë të maratonës, organizatorët janë shprehur të gatshëm që në një të ardhme ta kthejnë në një garë ndërkombëtare.

Fituesit e maratonës së notit “Agron Ruvina” ishin:

Kategoria të rinj

1-Ergi Malollari

2-Besart Jakupllari

3-Roel Llakmani

Kategoria femra

1-Sandra Vesho

2-Enkeljeda Konopulli

3-Ana Angjellari

Kategoria veteranë

1-Vladimir Mato

2-Pavli Bardhi

3-Kledi Beçoku

/ata.gov.al