Festa e Dobërgorës, tradita që rizgjohet çdo gusht

2

Është zhvilluar festa e Dobërgorës në Arrzë, një traditë që rizgjohet çdo 20 gusht, simbol i Devollit të sipërm dhe një thirrje për të gjithë ata që duan të përjetojnë magjinë e natyrës dhe mirësinë e këtij vendi.

Duke marrë shkas nga boom-i turistik që po përjeton Shqipëria, prefekti Jole fton të promovohet më shumë ky thesar i fshehur, në mënyrë që çdo vizitor të ketë mundësinë të ndihet pjesë e kësaj feste dhe të zbulojë bukuritë e Arrzës, Dobërgorës dhe gjithë Devollit të sipërm.

Festa e Dobërgorës organizohet çdo vit që prej vitit 2001 në pyllin e shenjtë të Dobergorës, nga një grup nga fshati Arrëz me banim në Tiranë. Festa zhvillohet midis pyllit me lisa shekullorë. Ajo nuk ka kuptim fetar, por është një takim i të gjithë banorëve të fshatit Arrëz, për t’u çmallur me njëri-tjetrin. Kjo festë sot ka marr përmasat e një feste pagane, ku marrin pjesë banorë të trevës së Devollit dhe fushës së Korçës dhe drejtuesit e institucioneve vendore të qarkut Korçë.

/ata.gov.al