Flotë e re mjetesh pastrimi në qytetin e Durrësit

1

Një flotë e re mjetesh pastrimi dhe koshash do të vendosen në qytetin e Durrësit në prag të nisjes së sezonit turistik veror.

“Bëhemi gati për sezonin e ri veror, sepse 2023 nisi i mbarë që në janar me 94% më shumë vizitorë të huaj se janari i vitit të kaluar, për të na “paralajmëruar” se flukset s’do të mungojnë, por duhet të jemi gati për të siguruar cilësinë maksimale të shërbimit dhe pastërtisë”, tha ministrja e turizmit.

Numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin shqiptar gjatë muajit janar, shënoi rritje gati dyfish, duke arritur në 377 211.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky numër është rritur me 94.2 %, krahasuar me janarin e 2022-shit.

Sipas INSTAT-it, në janar 2023, nga vendet evropiane u shënua numri më i lartë i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, konkretisht 366 257 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 7051 dhe 1308 shtetas.

Gjithsej, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hynë në territorin shqiptar, për muajin janar, arriti 833 450. Ky tregues rezulton me një rritje 83.6 %, krahasuar me janarin e 2022-shit.

/ata.gov.al