FMN ndihmon Shqipërinë, miratohet fondi 190.5 milionë dollarë

32

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se ka miratuar fondin prej rreth 190.5 milionë dollarë si mbështetje emergjente për Shqipërinë nën Instrumentin e Shpejtë të Financimit (RFI) për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave që rrjedhin nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 dhe pas tërmetit  që goditi vendin më parë.

“RFI-ja u ofron ndihmë të shpejtë financiare vendeve anëtare që përballen me një nevojë urgjente për mbulimin e bilancit të pagesave, pa pasur nevojë për një program ekonomik apo rishikime. Instrumenti mund të ofrojë mbështetje për një sërë nevojash urgjente, përfshirë ato që rrjedhin nga goditje në çmimet e mallrave të bursës, fatkeqësi natyrore, konflikte dhe situatat pas konfliktit. Ndihma financiare nën instrumentin e RFI-së ofrohet në formën e disbursimit të menjëhershëm,” shkruhet në njoftim.

“Fondi është i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë pandeminë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike”.