Qeveria shqiptare prezanton paketën e re: Ja kush do të paguhet 400 dollarë në dorë

269

Qeveria prezantoi sot paketën e re të ndihmës financiare prej 70 milion dollarësh, e cila do të mbështesë 176 mijë biznese dhe individë deri në fund të muajit maj.

Kjo paketë parashikon që 176 mijë punonjës të larguar të turizmit, biznesit të madh dhe të vogël do të marrin 40 mijë lekë pagë.

Kategoritë që përfitojnë nga paketa e re të cilën shpalli qeveria janë :

Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ku përfshihen ata që janë në biznesin e vogël dhe nuk bënin pjesë në paketën e parë 4 miliard lekë dhe çdo individi do i japim 400 dollarë drejtpërdrejt.

Po kështu për ata që e kanë humbur punën rreth 66 mijë, do të japim 2.64 mld lekë dhe do ta marrin 400 mijë lekë direkt.

Jemi të vetëdijshëm për turizimin, fasonët, dhe të gjitha prodhueset do të krijohet kapital qarkullues. Por para se të vijmë këtu, në listën e atyre që do të ndihmohen direkt janë edhe 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit do të marrin 400 mijë lekë, pra 4 mld dollarë të tjera