FOTOT/ 30 ditët e punës, spitali i ri i Fierit merr formë

50

Në kantierin e spitali rajonal të Fierit po punohet natë e ditë, me tre turne për të përmbushur angazhimin e qeverisë turke për realizimin e tij në një afat kohor prej 3 muajsh.

30 ditë pas nisjes së punimeve, fotot e mëposhtme tregojnë sesa kanë avancuar punimet. Për ndërtimin e këtij spitali me mbështetjen e qeverisë turke, punohet pa ndërprerje pavarësisht kushteve të motit.

Në kantier pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore dhe hedhja e themeleve, po ngrihet struktura metalike antisizmike.  Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të përfundojë brenda 3 muajsh./Po.Al