FOTOT/ Bajpasi i Vlorës, realizohet 70 % e punimeve në aksin Dukaj-Sinanaj

37

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se vijon me ritëm të përshpejtuar puna në bypass-in e Vlorës, ndërsa në kantierin e rrugës Dukaj-Sinanaj po punohet me ritme të kënaqshme.

“Realizimi fizik ka arritur në 70 %. Kanë përfunduar punimet e gërmimit dhe 14 tombino rrethore. Po punohet me shtresat asfaltike në 4 kilometrat e parë të rrugës”, bën të ditur ARRSH.

Sipas ARRSH-së, përfundimi i këtij segmenti do t’i krijojë infrastrukturën e nevojshme pesë fshatrave dhe do t’i japë perspektivë të madhe gjithë zonës së Tepelenës.

Bypass-i i Vlorës”, është një financim i BE dhe BERZH. Ky investim përfshinë një nga pjesët më të bukura panoramike të Shqipërisë. Sot vepra është në mbi 70 % të punimeve të përfunduara. 60 % e gjurmës është e asfaltuar dhe veprat e artit nga 5, tre janë të përfunduara.

Bypass-i i Vlorës, ka lidhje edhe me rrugën e Lumit të Vlorës, që është përfunduar në 80 % të projektit.

“Në rrugën e Lumit të Vlorës është mbaruar 80 % e punës. Punimet kanë nisur edhe në rrugën Orikum-Dukat.”

Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash dhe përfundimi i kësaj vepre pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në drejtim të bregdetit të jugut, veçanërisht gjatë sezonit turistik.