FOTOT/ Olti, fermeri i serrave vertikale të luleshtrydheve

57

Kultivimi i luleshtrydheve në serra me kate, është një risi që ka filluar të përdoret së fundi nga fermerët në zonën e Lushnjë- Fier, me mbështetjen Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Olti, është duke zhvilluar një eksperiment në serrën e tij me luleshtrydhe, brenda serrës ai ka ndërtuar tre kate, të mbjella me luleshtrydhe, duke siguruar kështu dyfish më tepër prodhim dhe cilësi më të lartë prodhimi.

Ai shprehet entuziast për risinë, që po e motivon akoma më tepër për përkushtimin në punë. E nisi si një nevojë për ekonominë familjare, rreth 6 vite më parë me 1000 m2 serrë. Sot, ka rreth 14.500 m2 hapësirë serrë të mbjella me perime.

Serra ka një teknologji të lartë, e cila i siguron Oltit rendiment dhe cilësi në produkt. Prodhimin e tregton në pikat e grumbullimit, të ngritura po me mbështetjen e AZHBR, duke plotësuar kështu zinxhirin e shitjes dhe duke rritur vlerën e mbështetjes.

Olti thotë se në të ardhmen dëshiron që të krijojë një shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, që të ketë mundësi të rrisë kapacitetet e prodhimit, për të garantuar cilësi të produktit dhe më tej eksportimin e tij përtej kufijve.